​Besimtarët në Ditën e Pashkës lutën që gjithmonë ta kenë ndihmën e Zotit

Lajme

​Besimtarët në Ditën e Pashkës lutën që gjithmonë ta kenë ndihmën e Zotit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Për Ditën e Pashkës është mbajtur edhe një meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë. Nga aty besimtarët katolikë u janë lutur Zotit që ta fitojnë lumturinë e parajsës.

Gjatë meshës janë lexuar pjesë të biblës. Ndërkohë, ipeshkvi Don Lush Gjergji luti Zotin që së bashku me të zgjedhurit e tij të fitojnë lumturinë e parajsës.

Gjergji: Bashkë me të zgjedhurit e t’u ta fitojmë lumturinë e parajsës

Në saje të tij, u bëfshim për ty një fli e amshuar që bashkë me të zgjedhurit e t’u të fitojmë lumturinë e parajsës, së pari me të lumen Mari virgjër krylindëse, me Shën Jozefin fatin e saj, me shenjtërit, apostuj e me gjithë shenjtërit dhe me martirë të lumtë. Me Shën Nënën Terezë dhe me të gjithë shenjtërit, me ndërmjetësinë e të cilëve shpresojmë që gjithmonë do të kemi ndihmën tënde”, ka tha ai.

Përndryshe, sonte do të ketë edhe një pritje solemne të organizuar nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Pashkës 2023, në Qendrën “Bogdanipolis”, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, ora 19:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat