Vendoset tabelë afër urës së Bistricës me mbishkrimin: Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve

Lajme

Vendoset tabelë afër urës së Bistricës me mbishkrimin: Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:22
Tabela me të cilën paralajmërohen vozitësit se në afërsi të saj ndodhet njësiti i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Pranë pikës ku janë vendosur forcat speciale të policisë së Kosovës, afër urës së Bistricës në Zveçan, gjatë natës është vendosur tabela me paralajmërim – “Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”.

Në vendin ku mbrëmë mbeti i plagosur serbi Milan Jovanoviq, është vendosur tabela me të cilën paralajmërohen vozitësit se në afërsi të saj ndodhet njësiti i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.

Pamjet jane publikuar nga Kosovo-online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat