MPJD në pritje të informacioneve zyrtare nga Turqia rreth rastit të Valdrin Sahitit

Lajme

MPJD në pritje të informacioneve zyrtare nga Turqia rreth rastit të Valdrin Sahitit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Gjatë së enjtes u raportua nga disa ‘media’ për arrestimin e dizenjatorit të njohur, Valdrin Sahiti.

U tha se Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit, për posedim të substancave narkotike.

Madje u tha se ai kishte përdorur edhe pasaportën diplomatike me të cilën ishte pajisur në vitin 2020, nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

E lidhur me rastin është deklaruar me shkrim edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në një përgjigje me shkrim nga MPJD thuhet se janë në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet e Turqisë.

“Meqenëse MPJD nuk ka asnjë konfirmim rreth rastit, nuk mund të flasim për masat që duhet marrë në të tilla raste, ngase varet nga informacionet zyrtare që do t’i pranojmë gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen për KK.

Arrestimin e Valdrin Sahitit, e ka ka mohuar avokati Besnik Berisha.

Berisha tha se Sahiti ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën biznesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat