Analisti serb jep detaje për grupet ekstreme serbe në veri

Lajme

Analisti serb jep detaje për grupet ekstreme serbe në veri

Më: 13 prill 2023 Në ora: 23:00
Branislav Kërstiq

Analisti serb nga veriu Branislav Kërstiq është shprehur i bindur se zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të parapara të mbahen më 23 prill, do të shtyhen për shkak të sigurisë së brishtë.

Kërstiq në Politiko tha se ekziston mundësia për tensione të reja në veri për çka edhe AKI-ja si dhe partnerët ndërkombëtar ia kanë kërkuar kryeministrit Kurti shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Serbët e kanë kuptuar porosinë e Vuçiqit në Rashkë. Ata janë të kënaqur sepse për Vuciqin është mendimi i shumicës. Jam i sigurt se zgjedhjet do të shtyhen. Sepse në momentin kur Lista Serbe nuk kontrollon në atë mënyrë shumicën e serbëve që janë të njohur si grupe ekstreme. Eksizston mundësia edhe për incidente. AKI-ja e organizatat ndërkombëtare e kanë dërguar njoftimin te Kurti. Prandaj, jam i sigurt që zgjedhjet do të shtyhen.”, deklaroi Kërstiq.

Analisti serb theksoi se serbët e veriut janë lodhur nga shantazhet dhe presionet e Beogradit, dhe për këtë Kurti duhet menduar më shumë.

“Me investu nëpër aksionet e do partive opozitare, me ofru fonde ndërkombëtare për aktivistët. Trupi elektroal i serbëve është i lodhur nga presionet dhe shantazhimet nga Serbia. Për tre muaj ne kemi një trup elektoral shumë serioze.”, deklaroi Kërstiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat