Krim i rëndë: Djali e vrau nënën e tij në Pejë - ja detaji tmerrues që bëri ai

Lajme

Krim i rëndë: Djali e vrau nënën e tij në Pejë - ja detaji tmerrues që bëri ai

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:23 Përditësuar në ora: 20:30 më 14.04.2023
Urim Hyseni

Rasti tragjik në Pejë, deklarohet prokurorja: Kemi siguruar dëshmitarë okularë, i dyshuari s’ishte në gjendje të flasë

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij, ka bërë kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Ajo tha se bashkë me forenzikën, prokuroria ka dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi.

Tutje, Gashi tha se në bazë të rrethanave do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe do të vazhdojnë me hetime deri në ndriçimin e rastit.

“Ishte i martuar dy here”/ Qytetarët në Pejë tregojnë se çfarë ka mundur ta nxis të riun për ta vrarë nënën e tij

Në Lagjen Kapishnicë të Pejës, sot ka ndodhur një krim i rëndë, ku djali dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Gazetari Unitet Berisha ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes aktualisht nuk është asnjë zyrtar policor apo i forenzikës.

“Janë larguar Policia e Kosovës. Nuk ka as ekipe të Forenzikës. Nuk ka asnjë person zyrtar këtu. Policia e Kosovës ka thënë se ka mbledhur të gjiha materialet lidhur me rastin, por ende s’mund të dalin me një qëndrim”, ka raportuar gazetari.

Për T7, qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara që lidhen me të dyshuarin.

Banorët e lagjes kanë deklaruar se vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e ka akuzuar të ëmën.

Sipas asaj që ata i kanë thënë televizionit, i dyshuari jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi. Po ashtu, ata kanë thënë se i dyshuari ishte përdorues i lëndëve narktoike dhe ishte divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”.

Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, ka folur për rastin e plagosjes së një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Beka tha se IPK-ja është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërsa incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës.

Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kurse IPK-ja është njoftuar të nesërmen. Menjëherë pasi Policia e Kosovës ka pasur dyshimet e para që një zyrtar i saj mund të ketë qenë i përfshirë”.

Akoma është herët të flitet për motivet e sakta se cilat kanë mundur të jetë motivi i mosraportitimit, eventualisht i çalimit në aspektin e komunikimit të brendshëm”, është shprehur Beka.

Tutje, ai tha se deri më tani s’ka asnjë hetim ndaj zinxhirit komandues, pasi sipas tij, dyshimet janë vetëm tek zyrtarët policorë që kanë qenë të angazhuar tek pika e kontrollit.

Krimi makabër në Pejë/ Zbulohet motivi që shkaktoi konfliktin nënë e bir

Media raportoi më parë për një krim makabër që ka ndodhur në familjen Hyseni në Pejë, ku dyshohet se Urim Hyseni ia preu kokën me thikë nënës së tij e më pas ia piu edhe gjakun.

Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konnfirmuan se I dyshuari ishte I martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.

Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë, por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat tjera që kulmuan me humbjen e jetës së një nëne të pafajshme.

Ky është personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Sot është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë, ku djali dyshohet se e ka vrarë nënën e tij.

Burimet e mediave kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Djali vrau nënën në Pejë, ia këputi kokën me thikë, pastaj ia ka pirë gjakun

Më herët është raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Raportohet se djali ia ka këputur kokën me thikë nënës së tij dhe pastaj ia ka pirë gjakun.

Këtë rast tragjik e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

E rëndë: Raportohet se një djalë e ka vrarë nënën e tij në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku ka ndodhur vrasja e një gruaje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tregoi se i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 16 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje.

Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat