Pacolli e pret Abazoviqin për iftar, publikon pamjet

Lajme

Pacolli e pret Abazoviqin për iftar, publikon pamjet

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:49
Pamje nga iftari

Deputeti Behgjet Pacolli ka publikuar pamje nga pritja që i ka ëbrë kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka pritur Abazoviqin për iftar.

Të pranishëm, ka pasur edhe figura të tjera, si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Agim Shahini. 

Postimi i plotë: 

Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me menistrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin. Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat