Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:39
Personat në kërkim

Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë ka publikuar të premten fotografinë e dy personave dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen për një rast të zjarrvënies që është raportuar në fund të marsit në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”.

“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat