Si ia doli Vuçiq t’i “mbyllë gojën” Kishës? Patriarku Porfirije asnjë fjalë për marrëveshjen me Kosovën

Lajme

Si ia doli Vuçiq t’i “mbyllë gojën” Kishës? Patriarku Porfirije asnjë fjalë për marrëveshjen me Kosovën

Më: 17 prill 2023 Në ora: 06:35
Patriarku Porfirije, Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi Marrëveshjen Evropiane për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe më pas Aneksin e saj në Ohër. Edhe pse kjo interpretohet nga opinioni si një njohje joformale e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe ende nuk po deklarohet. E vetmja gjë që dihet është se të premten janë kryer lutjet. Dhe kjo është e gjitha.

Siç shkruan portali serb “Nova”, presidenti i Serbisë ka theksuar vazhdimisht se është duke u konsultuar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas një takimi në nëntor 2022 me Patriarkun Porfirije dhe anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe, Vuçiq deklaroi se ata janë të vendosur që “të mbrojnë fuqishëm dhe bashkërisht interesat vitale, kombëtare dhe shtetërore”.

Tema ishte gjithsesi ishte Kosova, të cilën Kisha Ortodokse Serbe e konsideron si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë. Më pas, në dhjetor, patriarku Porfirije deshi të vizitonte Kosovën, por Prishtina ia ndaloi vizitën derisa ai të dënojë vendosjen e barrikadave në veri.

Pas intervenimit të ministrit të ri në qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiç, megjithatë iu miratua vizita  patriarkut në janar, por ai nuk shkoi në Kosovë.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se, sipas një programi të paracaktuar, në festën e Lindjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, në mesnatë, Patriarku Porfirije do të shërbejë Liturgjinë e Shenjtë ipeshkvore në tempullin e Shën Savës në Vraçar.

Siç thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe, “Patriarku do të shkojë në Patrikanën e Pejës dhe do të vizitojë klerin dhe popullin besimtar të Dioqezës së Rashkë-Prizrenit në përputhje me programin dhe diskrecionin e tij, të cilat nuk kanë të bëjnë me kurrfarë konteksti politik apo te ndonjë personalitet nga jeta politike”.

Më 20 janar, Patriarku Porfirije dhe kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Serbe shprehën besimin se “udhëheqja e Serbisë, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, nuk do dhe nuk mund të pajtohet me asnjë kusht që synon vendosjen e pavarësisë së Kosovës”.

Më tej pasuan negociatat e BE-së me Vuçiçin dhe Kurtin për Propozimin Evropian për marrëveshje, të cilin të dyja palët e pranuan fillimisht në Bruksel dhe më pas në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat