E akuzoi se e lëshoi shtëpinë për trafikim organesh: Ky është i moshuari nga Fushë Kruja që e paditi Dick Martyn

Lajme

E akuzoi se e lëshoi shtëpinë për trafikim organesh: Ky është i moshuari nga Fushë Kruja që e paditi Dick Martyn

Më: 17 prill 2023 Në ora: 08:31
Imer Brama

Përveç “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, edhe Fushë-Kruja përmendej nga Dick Marty si vend ku ushtarët e UÇK-së kishin kryer trafikim organesh.

Në mesin e këtyre akuzave përfshihej edhe shtëpia e Imer Bramës nga fshati Buraj në Fushë Krujë.

Ai në një rrëfim për “Gjurmë Shqiptare” ka treguar se shtëpia e tij asnjëherë nuk ishte lëshuar as për refugjatë. Kjo pasi fshati ishte i largët, pa rrugë e pa rrymë.

“Në vitin 1999 shtëpia sa ishte ndërtuar. Kati i parë ka qenë hangar duhani. Unë e kam përdorur nga viti 1994 deri në 1999 mobilieri, sipër jetojshim. Është punuar mobilieri. Në vitin 1999 këtu kanë qëndruar punëtorë qëkanë punuar. Janë dëshmitë që e pata lidhur energjinë elektrike”, deklaroi ai.

Brama e kishte paditur Dick Martyn pasi e kishte përmendur shtëpinë e tij si vend ku ishte kryer trafik organesh. Megjithatë, padia u rrëzua pasi Gjykata e Tiranës nuk kishte kompetencë për trajtimin e saj.

“Raportin e Dick Martyt e kam hudhur në gjyq, këtu nuk figuron gjykata. E kam akuzuar për akuzë të rremë dhe ulje morali. E kam kërkuar dëmshpërblim. U mbajtën dy seanca, dhe e hudhi gjykata tha shko në Strasburg se nuk këna kompetenë më tepër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat