Historiani serb: BE-ja të tregohet serioze, Kurti ka për qëllim thjesht të fitojë zgjedhje

Lajme

Historiani serb: BE-ja të tregohet serioze, Kurti ka për qëllim thjesht të fitojë zgjedhje

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:14
Historiani serb Predrag Markoviq

Historiani serb Predrag Markoviq pretendon se është koha që BE-ja të tregojë përgjegjësi për çështjen e Kosovës. Më poshtë keni argumentin e tij.

Ai tha se nëse BE-ja dëshiron të tregojë seriozitet, duhet të ndikojë në Prishtinë, e cila, siç shton ai, i reziston çdo normalizimi të marrëdhënieve.

Markoviqi tha se problem më i madh është demagogjia e Kurtit në Prishtinë, qëllimi i së cilës është të fitojë zgjedhje me retorikë anti-serbe, raporton Tajung.

Markoviq gjithashtu thotë se Kurti nuk mund të pritet të bëj asgjë konstruktive para zgjedhjeve.

"Evropa, si zakonisht, do të ngecë, sepse nuk është në gjendje të zbatojë atë që nënshkroi vetë, që janë marrëveshjet e Brukselit. Në krizat e mëparshme, Amerika e la Evropën të kompromentohej dhe më në fund e zgjidhi. Amerika me vetëdije sabotoi disa marrëveshje në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj ajo e shtyu marrëveshjen e saj në Dejton, për të treguar se ajo është e vetmja fuqi që mund të bëjë diçka realisht”- tha Markoviq.

Markoviq shton se prioritet i Amerikës janë politikat e brendshme, që do të thotë se reagimi i Amerikës ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, do të varet nga mënyra se si do të lëvizë situata në politikën e saj të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat