Nëna rrëfen përpjekjet për ta shpëtuar djalin, të cilin serbët ja vranë në Masakrën e Çikatovës

Lajme

Nëna rrëfen përpjekjet për ta shpëtuar djalin, të cilin serbët ja vranë në Masakrën e Çikatovës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 06:24
Fatime Demaku

Mbi dy dekada më parë, Fatime Demaku ishte një nga dëshmitaret e masakrës së Çikatovës së Vjetër të Drenasit. Ajo rrëfen si humbi djalin dhe tre vëllezërit e saj, derisa veçon edhe një prej momenteve ku vet asaj iu rrezikua jeta.

24 vjet më parë, Fatime Demaku përjetoi humbjen e saj më të madhe.

Ajo ishte dëshmitare e Masakrës së Çikatovës së Vjetër të Drenasit, ku humbi djalin.

Sot si 65 vjeçare rrëfen si filloi mëngjesi i kobshëm i 17 prillit.

"Janë hi mrena edhe krejtëve na kanë qit përjashta, plot shkije janë ardh para sabahi na kanë qit jashtë krejt. Na kanë qit me ni livadh aty përpara e na kanë nda krejt. Masi folën ata, qysh kanë fol shkitë… thanë hajt veç mashqit, krejt mashqit çka kenë te shpija, krejt i morrën".

Si njëra prej të vetmeve dëshmitare, Demaku tregon si ndodhi vrasja e familjarëve të tjerë.

“Krejt ata çka i kanë mytën krejt ata i kam pa tu i vra. Unë e mrama nejta përmas, popullata shkun mas tyne, tana i kam pa kah i kanë ranis krejt ren, ren, ren nërsy neve e kanë vra djalin, e i kanë vra vllazninë e kta kojshinë, sebepat që i tubum. Krejt qaty i kanë mytën”, tregon ajo.

Tutje ajo rrëfen edhe momentin e saj më të vështirë, përpjekjet për të shpëtuar të birin 17 vjeçar.

“Vështirë, ma vështirë ma veç me dek unë. Kqyrsha bile me myt edhe veten tu nga mas tinaj. U munojsha me nga mas djalit, ai shkau sëm lake me automat, mu kthy me ardh knenaj. Unë apet shkop qaty tekteri e asishi automatin mem vra. Thashë vram edhe mu”, tha ajo.

E në fund ajo u shpreh e dëshpëruar që fajtorët e këtij krimi asnjëherë nuk u dënuan.

Në 17 prill të vitit 1999, forcat serbe vranë 24 civilë të pafajshëm në fshatin Çikatovë e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat