IPKO lanson eSIM në Kosovë - SIM kartën digjitale të integruar në paisjen tuaj Smart

Lajme

IPKO lanson eSIM në Kosovë - SIM kartën digjitale të integruar në paisjen tuaj Smart

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

IPKO bënë të ditur se të gjithë klientët e saj që posedojnë telefona kompatibil me eSIM teknologji, nuk do të kenë më nevojë për një SIM kartë fizike të vendosur në telefonin e tyre për të përdorur shërbimet e telefonisë mobile të IPKO-s.

IPKO tani është gati tu ofrojë përdoruesëve të saj shërbimin IPKO eSIM; kartelën digjitale të integruar në paisjen smart.

Kjo teknologji e cila vjen për herë të parë në Kosovë, ofron nivel shumë të lartë të sigurisë. IPKO eSIM ka të njëjtat veçori si një kartë SIM fizike, dhe numrat PIN/PUK që mund t'i përdorni si siguri shtesë. Risia është numri identifikues EID i çipit eSIM të pajisjes dhe kodi QR i aktivizimit.

Të gjitha shërbimet celulare funksionojnë në të njëjtën mënyrë si përdorimi i një kartele klasike.

Me ndrrimin e një kartë SIM klasike me një IPKO eSIM, të gjitha shërbimet dhe tarifat do të mbeten të pandryshuara.

Për më shumë informata, vizitoni webfaqen e IPKO www.ipko.com.

Të gjithë klientët që duan të pajisen me një IPKO eSIM, duhet të vizitojnë dyqanin më të afërt të IPKO.

IPKO Telecommunications L.L.C vazhdon të jetë operatori lider në Kosovë dhe është plotësisht i përkushtuar për t'u ofruar konsumatorëve të saj cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbulon 90 për qind të vendit me shërbime fikse dhe mobile. IPKO është operatori më inovativ në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne, lider, që për herë të parë arriti të ofroj 3G dhe 4G në Kosovë, dhe tani operatori i parë që ka përfunduar me sukses testimin e rrjetit mobil 5G në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat