Abazoviq uron Bajramin e Madh

Lajme

Abazoviq uron Bajramin e Madh

Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:03
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ai ishte i pranishëm në Ulqin, qytetarët e së cilit qytet i uroi së pari e pastaj edhe të tjerët.

“Qytetarëve të Ulqinit të besimit islam dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, por edhe të kudo në botë, ua uroj Bajramin e Madh”.

“Me një dëshirë që të vazhdojmë atë bamirësinë e Ramazanit të vazhdojë çdo ditë në vit. U uroj shumë sukses shëndet dhe begati familjeve të gjithë besimtarëve”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat