“Me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”, Bërnabiq pyetet për zgjedhjet në Kosovë

Lajme

“Me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”, Bërnabiq pyetet për zgjedhjet në Kosovë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:38
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Ajo ‘vajtoi’ demokracinë, derisa tha se ato po mbahen me “ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”.

Bërnabiq tha se “s’ka demokraci” meqë këto zgjedhje po organizohen nga, siç i quan ajo, “institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

“Zgjedhjet janë muzgu i fundit i demokracisë dhe çdo pamje të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës dhe Metohisë pasi që janë drejtuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare. Madje jam disi e lumtur, sepse më në fund është fundi i një sharade që ne e kemi parë për disa vite më herët”, u tha Bërnabiq gazetarëve në Dublin, shkruan Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat