Radoiçiq tenton të flasë nga Serbia si boss i Veriut - ja çfarë thotë

Lajme

Radoiçiq tenton të flasë nga Serbia si boss i Veriut - ja çfarë thotë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 12:37
Millan Radoiçiq dhe Petkoviq

Millan Radoiçiq, nënkryetari e Listës Serbe, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar dhe në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Radoiqiq ka folur si “boss” i asaj pjese, duke i urdhëruar serbët që t’i bojkotojnë zgjedhjet. Ai ka thënë se “unë nuk do t’u përgjigjem atyre sulmeve”, duke e konfimuar veten si kreu i strukturave ilegale në atë pjesë që herë pas here ndërmarrin veprime për ta destabilizuar situatën.

“Ne e dimë shumë mirë se forca jonë ushtarake dhe harmonia jonë, hapi ynë i unitetit, Llazari ynë dhe Milloshi ynë i lënduan dhe për këtë arsye ata na sulmojnë frikacakisht. Unë nuk do t’u përgjigjem atyre sulmeve, sepse meritojnë përbuzje, si dhe zgjedhje të rreme, jodemokratike që duan t’i mbajnë me dhunë nesër në veri”, ka thënë Radoiçiq të shtunën, raportojnë mediat serbe.

Ai u bëri thirrje qutetarëve serbë që “të jenë dinjitoz, të bashkuar dhe të vendosur që nesër ta ruajnë paqen”, dhe “të mos iu nënshtrohen provokimeve”.

Si kërkoi bojkot pasi tha se “nuk ekziston asnjë serb i ndershëm” që del në këto zgjedhje.

“Asnjë terror nga Prishtina nuk do të dominojë kurrë në veri! Deri në fitore! Rroftë Serbia!”, citohet të ketë thënë nënkryetari i Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat