Ngjarje e trishtë: Vajza me të meta psikike mbetet shtatzënë nga dhunimi, rasti zbulohet pasi u dërgua në QKUK për të lindur

Lajme

Ngjarje e trishtë: Vajza me të meta psikike mbetet shtatzënë nga dhunimi, rasti zbulohet pasi u dërgua në QKUK për të lindur

Më: 24 prill 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Numri i rasteve të keqtrajtimit seksual në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ngjarje të tilla po cenojnë sigurinë e vajzave dhe grave, të cilat po ngacmohen, sulmohen e dhunohen seksualisht. Ka pasur shumë raste kur si pasojë e keqpërdorimit seksual, viktimat kanë mbetur shtatzënë. Edhe më shqetësues mbetet fakti kur viktimat janë me të meta mendore, situatë kjo që shfrytëzohet nga burrat e dyshuar.

Një rast i tillë dhe mjaft i trishtë ka ndodhur edhe së fundmi në Ferizaj, ku një vajzë, dyshohet se është dhunuar dhe për pasojë tashmë është shtatzënë. Gjithçka u zbuluar pasi viktima është dërguar në QKUK për të lindur.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë, pasi nëna e saj e dërgoi në këtë qendër, nën dyshimet se e bija ishte shtatzënë, gjendje kjo që e kishte vënë re javët e fundit.

Siç mëson Sinjali, personi apo personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht viktimën, e kanë shfrytëzuar paaftësinë e saj psikike, duke e keqtrajtuar seksualisht.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit e përfshirë në këtë rast të tmerrshëm.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunim”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detaje e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat