Muhaxheri: E kam bashkëshorten e zhdukur, që 24 vite jetojmë me ankth

Lajme

Muhaxheri: E kam bashkëshorten e zhdukur, që 24 vite jetojmë me ankth

Më: 27 prill 2023 Në ora: 18:40
Salih Muhaxheri

Salih Muhaxheri, që 24 vite ende nuk di për fatin e bashkëshortes së saj, e cila është e zhdukur me dhunë nga forcat paramilitare serbe.

Dhimbja për të është tejet e madhe, plagët janë të rënda, por ai përsëri gjen forcë e motiv për ta vazhduar jetën, përkundër vështirësisë e mallit të madh për gruan e tij.

“E kam bashkëshorten e zhdukur që 24 vite, të jetosh 24 vite me ankth, mund ta dijë vetëm ai që e ka një plagë shpirtërore të tillë. Të gjithë familjarët, që iu morën të dashurit me forcë nga Serbia, është me të vërtetë plagë e rëndë. Dashtë e pa dashtë po duhet me i kalu edhe këto sfida”, ka thënë ai.

Muhaxheri, i cili vjen nga komuna e Ferizajt, i ka kritikuar institucionet për mungesë të përkrahjes për familjarët të cilëve u mungojnë më të dashurit e tyre.

“Institucionet tona për këtë ditë, 27 prill, dalin dhe angazhohen, mirëpo nuk mjafton vetëm një ditë, familjarët kanë nevojë t’i qëndrojnë pranë, kanë nevojë për përkrahje institucionale, dhe kjo po mungon”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat