Vuçiq pranohet “me urgjencë në spital”, raportojnë mediat serbe

Lajme

Vuçiq pranohet “me urgjencë në spital”, raportojnë mediat serbe

Më: 28 prill 2023 Në ora: 00:30
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “është pranuar me urgjencë në spital” orët e vona të së enjtes, ka raportuar media e afërt me qeverinë serbe “B92”.

Madje, shkruan kjo media, simpatizues të opozitës serbe kanë nisur të shkruajnë në Twitter dhe rrjete tjera sociale se Presidenti i Serbisë është hospitalizuar “për të dytën herë brenda 20 ditëve”.

“Po e falënderojnë zotin dhe lusin që Vuçiq të vdes sa më shpejtë”, citohen të kenë thënë ata.

Më pas, siç thuhet, ata “falënderuan Zotin dhe iu lutën që Vuçiq të vdiste shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat