Çitaku, Gërvallës: Në Këshill të Sigurimit e përfaqëson Kosovën, jo vetveten

Lajme

Çitaku, Gërvallës: Në Këshill të Sigurimit e përfaqëson Kosovën, jo vetveten

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:47
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar paraqitjen e ministres së punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në atë tavolinë përfaqësohet vendi, jo vetvetja.

Sipas saj, në atë forum gjithmonë Kosova duhet të jetë e para.

“Në OKB nuk e përfaqëson vetveten. Aty, në atë tavolinë e përfaqëson vendin. Aty gjithmonë Kosova duhet të jetë e para”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat