Kunati i ministres Haxhiu u largua nga Kosova, reagon Baraliu: Super qytetar - shoqëria jonë ka pësuar sulm vdekjeprurës!

Lajme

Kunati i ministres Haxhiu u largua nga Kosova, reagon Baraliu: Super qytetar - shoqëria jonë ka pësuar sulm vdekjeprurës!

Nga: A.M. Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:24
Dardan Krasniqi. Foto nga arkiva.

Dardan Krasniqi nga Malisheva është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por çfarë e ka bërë lajm shpesh emrin e tij ka qenë fakti se ai është kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Së fundi, Krasniqi e ka braktisur përfundimisht Kosovën, ku është shpërngulur për në Finlandë.

Për këtë, ka reaguar edhe analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu.

Ai në një postim në Facebook, Dardanin e cilësoi si një ‘super qytetar’, derisa shprehi mërzinë për largimin e tij nga Kosova.

“Kur një super qytetar si Dardan Krasniqi vjen në atë pikë ku detyrohet me i marrë fëmijët e niset rrugëve të gurbetit, shpirti i shoqnisë sonë ka pësuar sulm vdekjeprurës.  Të gjithëve duhet të na vije turp që një hero i gjallë nuk mund të siguroj as jetesë bazike, por më së shumti turpi bie mbi qeveritarët tanë”, shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur një super qytetar si Dardan Krasniqi vjen në atë pikë ku detyrohet me i marrë fëmijët e niset rrugëve të gurbetit, shpirti i shoqnisë sonë ka pësuar sulm vdekjeprurës.  Të gjithëve duhet të na vije turp që një hero i gjallë nuk mund të siguroj as jetesë bazike, por më së shumti turpi bie mbi qeveritarët tanë.  Të gjithë qeveritarët e bartin këtë turp, por sot ju takon në veçanti këtyre të fundit, në të cilët i ka pas shpresat Dardani (për ndryshim e përparim). Këta ose duhet me urgjencë të bëjnë më shumë, ose t’i ngrejnë duart lart dhe pranojnë mosaftësinë e tyre...

Shoqnia jonë duhet të zgjohet nga amullia a konfliktit dhe urrejtjes mes vetes, dhe të filloj të mendoj e organizohet në kulm se si duhet të shpëtojmë kombin tonë nga gracka e politikave meskine e idiote, dhe të gjejmë rrugën e shpresës dhe progresit.  Nuk mund të presim deri sa të pësojmë edhe një ikje masive pa kthim.

Cikli i tranzicionit të pasluftës është mbyllur me arritjen e Albin Kurtit në pushtet. Tani ka ardh koha për një epokë të re - me ose pa Albinin - një epoke kur sërish ndjehemi krenar që jemi shqiptarë dhe të lumtur se nga po ia mësyn kombi ynë!  ️🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat