Në krye të tij deputetja e Vuçiqit, kush ishin anëtarët e ekipit menaxhues që sot u shkarkuan nga Qeveria e Kosovës

Lajme

Në krye të tij deputetja e Vuçiqit, kush ishin anëtarët e ekipit menaxhues që sot u shkarkuan nga Qeveria e Kosovës

Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:57
Daniela Vujiçiq- Vuciq

Qeveria ka shkarkuar ekipin menaxhues për përgatitjen e Asociacionit.

Vendimi është marrë këtë mëngjes nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa status.

Të liruarit nga detyra janë Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq.

Në krye të këtij ekipi ka qenë Daniela Vujiçiq, e cila është deputete nga partia e Vuçiqit në Serbi.

Kujtojmë se dje në Bruksel, u prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ky ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.

“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha Kurti.

Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat