​“Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, fushatë sensibilizuese në Shtërpcë

Lajme

​“Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, fushatë sensibilizuese në Shtërpcë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në Shtërpcë ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në këtë komunë.

Në një komunikatë për media thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte që t’iu bëhet thirrje dhe të njoftohen të rinjtë e komuniteteve pakicë për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës nga data 19.04-12.05.2023.

Bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë takimet me komunitetin joshumicë edhe në ditët në vijim në rajonin e Ferizajt me qëllim të inkurajimit të të rinjve për të aplikuar në Policinë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga komuniteti pakicë, sipas kritereve të përcaktuara për aplikim”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat