Rrusta: Ekipi Menaxhues s`është shkarkuar, atij i ka përfunduar mandati

Lajme

Rrusta: Ekipi Menaxhues s`është shkarkuar, atij i ka përfunduar mandati

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:15
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka bërë me dije se Ekipi menaxhues nuk është shkarkuar, siç po pretendon Qeveria e Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se këtij ekipi i ka përfunduar mandati, pasi ka prezantuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria po manipulon me terma.

“Ekipi menaxhues nuk është shkarkuar, siç po trumbetohet nga deputetë të pushtetit. Atij i ka përfunduar mandati. Mos manipuloni me terma. Punë e madhe do të ishte shkarkimi para takimit të 2 majit. Ç’na duhej puna e propozimi i tyre? Ai grup dihet çfarë pikëpamje ka për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat