Duriqi: Gjendja e gazetarëve në dy vitet e fundit në Kosovë është përkeqësuar

Lajme

Duriqi: Gjendja e gazetarëve në dy vitet e fundit në Kosovë është përkeqësuar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:06
Visar Duriqi

Gazetari, Visar Duriqi duke folur për lirinë e shtypit në Kosovë ka deklaruar se në dy vitet e fundit në vendin tonë gjendja e gazetarëve është përkeqësuar.

Madje sipas tij, gjatë gjatë qeverisjes Kurti ka pasur një qasje agressive në raport me gazetarët.

“Viteve të fundit ka shkuar duke u përkeqësuar gjendja ne veçanti dy vitet e fundit kur Qeveria ka pasur një qasje më agresive ne raport me gazetarët, dhe një qasje të mbylljes më të madhe sesa që e kemi parë në qeveritë e kaluara”, ka thënë ai.

Teksa tha se “Në këto dy vitet e fundit kemi pasur degradim, kemi pasur zyrtarë të lartë që iu kanë referuar mediave si ndërrmarje e përbashkët kriminale”.

Ndryshe Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Megjithatë, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të,  një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat