SHKK largon nga puna një punonjës pasi keqpërdori pozitën zyrtare

Lajme

SHKK largon nga puna një punonjës pasi keqpërdori pozitën zyrtare

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka larguar nga puna një Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në një komunikat për medie ky institucion tha se punonjësi SH.G. është larguar nga puna për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës.

I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat