Mediat serbe i bëjnë jehonë arritjes së dronëve “Bajraktar” në Kosovë

Lajme

Mediat serbe i bëjnë jehonë arritjes së dronëve “Bajraktar” në Kosovë

Nga: F.B Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:11
Droni "Bayraktar"

Gazeta “B92” ka shkruar bazuar në portalin “Tangosiks” se FSK tashmë ka në dispozicion fluturaket vëzhguese luftarake pa pilot “Bajraktar”, që tashmë kanë arritur në Kosovë, duke njoftuar se bëhet fjalë për 5 fluturake, transmeton “Bota Sot”.

Bazuar në burimet e sigurisë ndërkombëtare, në Kosovë kanë arritur 5 fluturaket vëzhguese luftarake pa pilot të tipit “Bajraktar”, të cilat me këto pajisje ngritën "kapacitetet që tejkalojnë nevojat e këtij formacioni”.

Këto pajisje tashmë kanë arritur së bashku me komandën tokësore nga Turqia, shtatë muaj pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet FSK përkatësisht ministrisë së mbrojtjes dhe prodhuesit të kësaj fluturake pa pilot, ndërkohë që gazeta serbe citon edhe deklaratën e ministrit Mehaj lidhur me pajisjet e reja për FSK.

Interesimin për të u pajisur me dron, është shprehur gjatë vizitës që vitin që shkoi presidentja e Kosovës bëri në Turqi, përkatësisht në kompaninë “Baykar Technologies” dhe vizitës së delegacionit të Kosovës në këtë kompani muaj më përpara se të arrihej marrëveshja.

“B92” shkruan se ende nga FSK nuk ka kumtesë zyrtare rreth dromëve, sikurse as nga pushteti në Prishtinë apo nga prodhuesi dhe zyrtarët turq. Nëse vërtetë dronët “Bajraktar” kanë arritur në Kosovë, Kosova bëhet vendi i katërt në Evropë, përfshirë këtu edhe Turqinë, ndërsa vendi i gjashtë që ka marrëveshje furnizimi me këtë kompani. Muaj më parë edhe Shqipëria arriti marrëveshje furnizimi me kompaninë për 3 fluturake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat