Të shtëna me armë në Prishtinë, policia gjen gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes

Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia gjen gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes

Më: 10 maj 2023 Në ora: 09:35
Policia

Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Llukar të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:03.

Një ankues ka raportuar në polici se një ose disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja” thuhet në njoftimin policor.

Nga policia bëjnë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti ka vazhduar të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat