Vuçiq tha se ishte i porositur shkrimi që e lidh atë me krimin, kundërpërgjigjet New York Times

Lajme

Vuçiq tha se ishte i porositur shkrimi që e lidh atë me krimin, kundërpërgjigjet New York Times

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

New York Times hodhi poshtë akuzat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se ishte i porositur artikulli i publikuar nga gazeta për lidhjet e klanit Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore serbe.

New York Times publikoi një artikull për presidentin e Serbisë, si dhe për lidhjet e klanit kriminal të Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore, që ndodhi në të njëjtën kohë me ardhjen e SNS-së dhe Vuçiqit në pushtet në vitin 2012.

Ky tekst, siç pritej, ka hasur në reagimin e ashpër të lideri serb, i cili ka thënë se është “urdhëruar dhe shkruar në Serbi”.

Lexo po ashtuNew York Times për presidentin serb Vuçiq: Një “shtëpi tmerri” e nëntokës - përdor bandat kriminale për të përhapur frikën

Redaksia e New York Times në një përgjigje për portalin nova.rs thekson se teksti i publikuar bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, procesverbale gjyqësore dhe punë rigoroze nga terreni i gazetarit të tyre Robert Worth.

“Artikulli i New York Times Magazine mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme”, u përgjigj Times.

Presidenti i Serbisë së fundmi, gjatë një paraqitjeje në TV Happy, tha se teksti i lartpërmendur ishte “porositur dhe shkruar në Beograd” dhe se ata që e lexuan nuk ishin magjepsur.

“E di që teksti në “New York Times” është porositur, e kanë bërë nga këtu. E kuptova mesazhin, nuk u tremba, as nuk jam magjepsur nga gënjeshtrat që shpërndani”, tha ai në atë kohë.

Ndryshe, Vuçiq shpeshherë është parë në shoqëri të njerëzve që kanë kryer krime të rënda, por asnjëherë nuk kanë dal para drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat