Nxehen gjakrat në trafik: Babë e bir kërcënohen nga vëllezërit Berisha në Mitrovicë, kërkojnë ndihmën e Policisë

Lajme

Nxehen gjakrat në trafik: Babë e bir kërcënohen nga vëllezërit Berisha në Mitrovicë, kërkojnë ndihmën e Policisë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:44
Ilustrim

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë te tuneli në Mitrovicë dhe këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik.

Përleshja eskaloi deri në kanosje, me ç’rast babë e bir kërkuan ndihmën e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht dhe më dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë kërcënuar seriozisht viktimat, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë.

Policia ka intervenuar dhe të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti për veprën penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat