​Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci bëhet nënë për herë të parë

Lajme

​Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci bëhet nënë për herë të parë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe i biri i saj, Juliani, bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore

Deputetja Bogujevci ka lindur djalë me partnerin e saj Matias, lajmin e ka bërë të ditur shefja dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

“E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të koleges, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci. Saranda dhe partneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë. Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!”, ka shkruar Kusari Lila. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat