Kunati i Haxhiut për emërimin e ministres shqiptare në Zvicër: Në Kosovë as zyrtare e fotokopjes s’ishe ba

Lajme

Kunati i Haxhiut për emërimin e ministres shqiptare në Zvicër: Në Kosovë as zyrtare e fotokopjes s’ishe ba

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:28
Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar sërish nga Finlanda, vendi ku migroi së fundmi si shkak i pakënaqësisë së qeverisjes në Kosovë.

Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar pas suksesit të Ylfete Fanajt, e cila është zgjedhur nga Partia Socialdemokrate ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.

“Oj motër në Kosovë as zyrtare e fotokopjes nuk kishe arritë me u ba!”, ka shkruar ai.

Krasniqi së fundmi ka pasur kritika të mëdha për qeverinë në pushtet, përfshirë edhe ndaj kunatës së tij, Albulena Haxhiut.

“Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju duket marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!”, ka thënë Krasniqi në një postim të mëparshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat