Humbi djalin në aksident tragjik në moshën 22-vjeçare: E thirrsha çohu se nuk e besoja dot

Lajme

Humbi djalin në aksident tragjik në moshën 22-vjeçare: E thirrsha çohu se nuk e besoja dot

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:48
Sabina Karisik

Në emisionin STUDIO A  sot u tregua historia e një gruaje, jeta e së cilës ndryshoi tragjikisht kur humbi djalin e saj 22-vjeçar në një aksident me motor.

Rrëfimi emocional i Sabina Karisik në këtë emision, do të shërbejë si forcë për shumë nëna të tjera që janë përballur me eksperienca të ngjashme.

“Prej kur ka ndodh rasti, ditën e parë jam mundu, edhe pse ka qenë shumë vështirë me u vesh mirë, me qendru e fortë se e di që ai gjithmonë e ka pasur këtë dëshirë që unë me qenë e fortë dhe po mundohem me e vazhdu dëshirën e tij.

Ndoshta dikush është çuditur në ditët e para, ndoshta edhe më vonë, por unë në çdo moment, çdo sekondë, e kam Emirin në kokë. E di çka ka pasur ai dëshirë me ba unë, çka ka pasur ai dëshirë qysh e vazhdojmë ne jetën më tutje.

Nganjëherë po e vazhdoj mirë, por nganjëherë po ndihem edhe e dobët”, rrëfen ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat