Disa serbë nga Kosova raportohet se janë nisur për të marrë pjesë në takimin e Vuçiqit

Lajme

Disa serbë nga Kosova raportohet se janë nisur për të marrë pjesë në takimin e Vuçiqit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:05
Serbët

Të mërkurën në mëngjes, një grup serbësh nga veriu i Kosovës u nisën në këmbë për në Beograd për të marrë pjesë në një tubim të organizuar nga Partia Progresive Serbe më 26 maj.

Banorë nga Leposaviqi, Mitrovica Veriore dhe Anamorava, janë nisur për në Beograd, raporton Tanjug.

Një grup prej 23 të rinjsh janë nisur nga Leposaviqi, 12 nga po ky qytet dhe 11 nga Mitrovica e Veriut.

Ata kanë veshur bluza ku shkruhet “Për Serbinë, për Vuçiqin, serbët nga Kosova”, duke mbajtur pankarta dhe flamuj të Serbisë.

Një grup prej 13 të rinjsh janë nisur edhe nga një fshat me shumicë serbe në Anamoravë, rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Siç thonë ata, janë të vendosur të ecin 500 kilometra në nëntë ditë, duke thënë se kjo nuk është asgjë në krahasim me “vendosmërinë e tyre për të treguar unitet dhe harmoni në këto kohë të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat