Vuçiq flet me Patriarkun dhe peshkopët për “vështirësitë” në lidhje me Kosovën

Lajme

Vuçiq flet me Patriarkun dhe peshkopët për “vështirësitë” në lidhje me Kosovën

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:28
Patriarku serb dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot në një takim me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodoksë Serbe, ka biseduar lidhur me, siç thotë ai, vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia në nivelin politik ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me Kosovën.

‘’Me Shenjtërinë e Tij dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, kam diskutuar të gjitha çështjet me rëndësi fatale për popullin dhe vendin tonë, si dhe vështirësitë që na presin në planin politik ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me Kosovën’’- shkroi ai në rrjetin social ‘’Instagram’’.

Ai tha se së bashku me të pranishmit në takim, patriarkun dhe peshkopët, u pajtuan se Kisha ka një rol të jashtëzakonshëm në rujtjen e unitetit të popullit.

‘’Si gjithmonë, dëgjova me vëmendje mendimin e patriarkut dhe të peshkopëve të respektuar, me të cilët u pajtova se uniteti i popullit, veçanërisht në kohë sprovash të mëdha, është shtyllë e ruajtjes së interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, si dhe se Kisha, si një nga institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, ka një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e këtij uniteti’’- tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat