Rasti i rallë në botë i ndodh dhe shqiptarit, mjekët i zbulojnë 28-vjeçarit zemrën në krahun e djathtë

Lajme

Rasti i rallë në botë i ndodh dhe shqiptarit, mjekët i zbulojnë 28-vjeçarit zemrën në krahun e djathtë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:56
Sipas doktorit, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardio-kirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 28-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta. Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore.

Sipas doktorit, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut, i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat