Milivojeviç: Qëllimi i Kurtit vendosja e kontrollit të plotë në veri të Kosovës

Lajme

Milivojeviç: Qëllimi i Kurtit vendosja e kontrollit të plotë në veri të Kosovës

Nga: F.B Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:09
Zoran Milivojeviç

Ish diplomati Zoran Milivojeviç, ka deklaruar se betimi i kryetarit të ri të komunës së veriut të Mitrovicës Erden Atiq me siguri shpie në eskalim dhe trazira, shkruan “Kurir” transmetojnë “Kosovo-online” dhe Bota Sot”.

Ai theksoi se “qëllimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është realizimi i dominimit në veri të Kosovës, ndërsa porosinë e serbëve se do bëjnë rezistencë duhet të kuptohet seriozisht."

“Inaugurimi në Veriun e Mitrovicës dhe qëllimi i Kurtit për të realizuar atë me mbështetjen e perëndimit sigurisht shpie në trazira edhe eskalim të situatës. Porosia e serbëve se nga 1 qershorit do bëjnë rezistencë duhet kuptuar me seriozitet. Qëllimi i Kurtit është krijimi i dominimit në veri përmes pushtetit lokal dhe policisë që u stacionua atje dhe praktikisht të siguroj kontrollin e veriut”, tha ai.

Ai shtoi se “interesi i perëndimit është që përmes këtij mekanizmi të bëjë presion shtesë ndaj Serbisë dhe të pranohet realiteti, përkatësisht që aktivisht të përfshihet në bisedimet rreth marrëveshjes së Ohrit dhe de fakto pranimin e Kosovës. Por ka edhe qëllime tjera nga tjerët që përmes destabilizimit të Serbisë të ndryshohet qëndrimi i saj në lidhje me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndryshimin e plotë të pozicionit të Serbisë”.

Sipas Milivojeviç në gjithë situatën e krijuar është i përfshirë faktori i jashtëm.

“Nuk është vështirë të identifikohet sepse dihet kujt i përgjigjet opozita serbe, që nuk do të i vendosen sanksione Rusisë, që mendon me kokën e vetë dhe nmuk do të dorëzohet Kosova”, tha Milivojeviç.

Sipas tij, kjo nuk është e rastësishme, kur në ditën e betimit dhe inaugurimit të Atiqit, në Serbi u bë përpjekje për destabilizimin e vendit me protesta, pastaj vendosjen e bombave dhe gjëra të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat