Sot varroset i riu nga Rahoveci, që vdiq aksidentalisht në Itali, familjarët me dedikim prekës

Lajme

Sot varroset i riu nga Rahoveci, që vdiq aksidentalisht në Itali, familjarët me dedikim prekës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:17
Admir Hoti

Sot varroset 18-vjeçari, Admir Hoti, i cili para dy javësh humbi jetën aksidentalisht në Itali.

Varrimi bëhet në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

”Sot varroset 18 -vjeçari, Admir Hoti, i cili para dy javësh humbi jetën aksidentalisht në Itali. Varrimi bëhet  në fshatin Ratkoc tē Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Me fjalë prekëse për vdekjen e Admirit shkruan edhe një i afërm i tij i cili thotë se e kanë pritur me gëzim të vijë nga Italia.

“Ad, t’kemi prit me ardh verës e me ja shtu jeshinë Lagjes, me i mbledh shokët, e m’u çmallë, m’i kujtu vitët që latë pas. Ah, jo kaç herët bre Ad, jo n’pranverën ma të bukur të jetës tânde! U prehtë në paqe shpirti Yt i bardhë Admir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat