Kamberi drekon me Hillin: Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës kërkon masa urgjente

Lajme

Kamberi drekon me Hillin: Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës kërkon masa urgjente

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:52
Foto nga takimi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka drekuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe shefin e misionit të OSBE-së atje, Jan Braathu.

Kamberi dhe dy diplomatët folën rreth pozitës së shqiptarëve në Luginë.

Deputeti shqiptar tha se pozita e vështirë kërkon masa urgjente.

Shaip Kamberi theksoi se shqiptarët po neglizohen.

“Falenderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, tha Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat