“Nuk vij më me ty në studio”, Thaçi përplaset dhe nervozohet me Sylën në studio televizive

Lajme

“Nuk vij më me ty në studio”, Thaçi përplaset dhe nervozohet me Sylën në studio televizive

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:28
Valon Syla dhe Jusuf Thaçi

Një përplasje televizive ka ndodhur sonte mes gazetarit Valon Syla dhe analistit Jusuf Thaçi.

Gjithçka nisi në studio ku diskutohej për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Po ashtu, temë diskutimi ishin edhe masat që ShBA-të ia kanë vendosur Kosovës, për shkak të tensioneve në veri.

Syla u shpreh se fjalët e Thaçit ishin “kopalla” dhe se sipas tij është bërë “zor” që të diskutohet me të.

Ish-zv.ministri i Arsimit fillimisht deklaroi se duhet shikuar “pasojat që mundemi me i meritu” dhe ajo është nëse veriu i hiqet prej kontrollit shtetit të Kosovës.

“Shteti ynë, shoqëria jonë nuk e kanë bërë punën e tyre. Këtu është frika e këtyre që bërtasin. Me ardh puna me mbroj vendin e vet, nuk janë në gjendje me mbrojtë”, tha Thaçi.

Më pas, Thaçi i premtoi publikisht Sylës se më nuk do të dalë me të në studio televizive.

“Valon e them publikisht, unë nuk vij më me ty në studio, nuk vij me u ofendu. S’vij në studio me ngrit zërin, hera e fundit që unë vij në studio me ty. Për herë të respektit të Leos po vazhdoj me qëndru në emision”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat