Tensionet në veri, gazetari i njohur rrëfen incidentin me serbin: Më kapi dhe më goditi

Lajme

Tensionet në veri, gazetari i njohur rrëfen incidentin me serbin: Më kapi dhe më goditi

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Gazetari Burim Zariqi, i cili u dhunua ditën e djeshme nga serbët, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku tregoi se si ndodhi ngjarja.

Ai tha se aktualisht është mirë, ndërsa theksoi se ndërsa po raportonin sulmet në Zveçan disa serbë sulmuan dhe median dhe u kërkuan reporterëve të fiknin kamerat.

 Zariqi nënvizoi se në një moment një person shkoi drejt tij, e kapi dhe e goditi.

“Me shëndet jam mirë. Kemi një terren shumë të vështirë për të raportuar. Ka grupe kriminale që kanë tendencë për tensionim apo për sulm. Teksa dje por pasqyronim një sulm që një  grup protestuesish përballë komunës në Zveçan në drejtim të një veture të policisë së Kosovës. Në momentin që shkuam për ta filmuar ngjarjen, një person u kthye në drejtim të mediave duke kërkuar që të fikim pajisjet. Pas tij erdhën dhe disa persona të tjerë. Ne ishim të vetëdijshëm që mund të filmoheshim dhe filluam të zbrazeshim. Ata ishin të tensionuar dhe kishin synim që të na sulmonin. Njëri prej tyre erdhi në drejtim timin dhe më kapi, më shtyu dhe më goditi. U largova pa reaguar”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat