99 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të 20-të

Lajme

99 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të 20-të

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 08:02
Franz Kafka

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri ka vdekur shkrimtari Franz Kafka. Ai ishte i lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ka qenë e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i ka përfunduar. 90 për qind të krijimtarisë së tij ai e ka djegur, pjesën tjetër e ka lënë me testament që të digjej.

Kafka ka tërhequr vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ka qenë gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez ka thënë se me romanin “Metamorfoza”, Kafka ka treguar se ka qenë e mundur të shkruhej ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat