Argetim Buzuku nga Hajvalia që tre ditë është i zhdukur – Familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Lajme

Argetim Buzuku nga Hajvalia që tre ditë është i zhdukur – Familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Nga: N. Sh. Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:15
Argetim Buzuku

Argetim Buzuku 23 vjet, nga Hajvalia tash e tre ditë raportohet të jetë i zhdukur.

Ai ka dalë nga shtëpia e tij, ndërsa familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

Zhdukja e Buzukut është raportuar të shtunën rreth orës 19:00, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ai kishte dal nga shtëpia të shtunën me veturë të tipit ‘Golf 4’ dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërsa në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se rasti është në hetime.

‘’PERSON I ZHDUKUR-Hajvali 03.06.2023-18:40. Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima  kosovar  është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime’’.

Familja e tij ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Nëse dikush e sheh apo ka ndonjë informatë rreth Argëtimit, telefononi në këtë numër: 045555577.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat