Dema – Selmani: Shqetësuese, numri i vogël i zëdhënësve në institucionet e drejtësisë

Lajme

Dema – Selmani: Shqetësuese, numri i vogël i zëdhënësve në institucionet e drejtësisë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:13
Naile Dema – Selmani

Anëtarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naile Dema – Selmani ka thënë se mbetet shqetësuese numri i vogël i zëdhënësve në institucionet e drejtësisë.

Në bazë të raportimeve, ajo shtoi se gazetarët po ballafaqohen me vonesa në sigurimin e përgjigjeve. 

Kështu u shpreh ajo në diskutimin e organizuar nga EULEX për përmirësimin e komunikimit te gjykatave me publikun dhe mediat.

“Vonesa në përgjigje, kjo për shkak të numrit të vogël të institucioneve të drejtësisë. Vitin e kaluar, AGK ka mbajtur takime me anëtarë të KGjK-së dhe KPK-së, ku është marrë një dakordancë të ketë prioritet për gazetarët. Në kuadër të kësaj, KPK e ka vendosur një koordinator, por ka ende vend për përmirësime”, theksoi Dema – Selmani.

Redaktori i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi tha se prej vitit 2010, KGjK ka marrëveshje me secilën organizatë që ka dashur të monitorojë sistemin.

“Problemi kryesor është qasja strategjike e sistemit. Politika në këtë vend ka pasur Piar më të mirë se sistemi i drejtësisë. Krimi i organizuar do të tentojë në vazhdimësi të dëmtojë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat