Bytyqi pas miratimit të Ligjit për Zgjedhjet: Shpresoj të mos ndodhin më manipulime me vota

Lajme

Bytyqi pas miratimit të Ligjit për Zgjedhjet: Shpresoj të mos ndodhin më manipulime me vota

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 15:10
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me kalimin në parim të Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ajo ka shkruar që shpreson se tash me Ligjin e ri të mos ndodhin më manipulime siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit.

Sipas saj, këto ndryshime duhej të ndodhnin dhe ishin të nevojshme të ndodhnin.

Postimi i saj i plotë:

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Reforma që i duhej aq shumë Kosovës! Jam e lumtur që sot, kaloi në lexim të parë projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Këto ndryshime duhej të ndodhin dhe ishin të nevojshme të ndodhnin. E unë shpresoj që më mos të jemi viktimë e manipulimeve të votave siç ndodhën në zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat