Hill e kritikon ashpër Kurtin, por e lavdëron Vuçiqin: E konsiderojmë partner të mirë

Lajme

Hill e kritikon ashpër Kurtin, por e lavdëron Vuçiqin: E konsiderojmë partner të mirë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 19:31
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe Aleksandar Vuciq

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për VOA-n, ku ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtit, duke thënë se Ambasada e ShBA-së në Prishtinë duhet të vendosë nëse ende e konsideron mik e partner atë.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.” – tha Hill.

Ai tha se s'ka parë ndonjë ndarje kaq të thellë më parë në marrëdhëniet e Prishtinës e Uashingtonit.

"Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit." - vlerësoi Hill.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç'është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t'ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t'i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit Haëkinson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë - të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.” – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat