Gjeloshaj: Shqiptarët janë mburoja e rrugës euro-atlantike të Malit të Zi

Lajme

Gjeloshaj: Shqiptarët janë mburoja e rrugës euro-atlantike të Malit të Zi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:34
Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj

542 mijë e 468 qytetarë me të drejt vote që nga ora 07:00 e mëngjesit iu janë drejtuar kutive të votimit.

Ata me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë e re e cila do t’i drejtojë për katër vjetët e ardhshme.

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka folur rreth rëndësisë së votës së shqiptarëve në këto zgjedhje.

Kryetari i komunës së Tuzit tha se shqiptarët dhe pakicat e tjera janë mburoja më e madhe e asaj rruge euro-atlantike të Malit të Zi.

“Uroj që shqiptarët të dalin me sa më shumë mandate dhe që të jemi sa më shumë në Parlament”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat