Harçenko me “vërejtje serioze” ndaj Serbisë: Kush mbështet sanksionet shkon në listën e armiqve

Lajme

Harçenko me “vërejtje serioze” ndaj Serbisë: Kush mbështet sanksionet shkon në listën e armiqve

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:52
Harçenko

Nëse vendet mbështesin një hap armiqësor atëherë duhet të gjenden në listën e shteteve armiqësore, ka deklaruar për “Novosti” ambasadori rus në Serbi Harçenko, që ka shtuar se nuk duhet hamendësuar a di detyrohet Serbia të vendos sanksione Rusisë por të “shikohet me shpresë”, ndonëse “Vuçiç nuk jep sinjale se mund të ndryshoj qëndrim”, transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.

“Vështirë është të thuhet se sanksionet mund të jenë hap miqësor, natyrisht janë hap armiqësor”, tha Bocan-Harçenko.

“Nuk po shohim sinjale se Vuçiç mund të ndryshoh qëndrimin parimor, niset nga mendimi i shumicës së banorëve serb, nga dobia ekonomike të cilën Serbia dhe ne edhe ajo tash përballemi me pengesa, sepse Serbia është e rrethuar me vende që mbështesin sanksionet”, tha ai.

Lidhur me situatën në Kosovë, ambasadori rus Harçenko theksoi se “Moska është e zhgënjyer me qëndrimin e vendeve perëndimore që përpiqen që rezolutën 1244 ta hedhin në harresë”.

“Ajo edhe më tutje është në fuqi dhe besojmë se tek do të luaj rolin e saj. Askush tash për tash nuk konteston faktin se vendimi përfundimtar për Kosovën duhet të konfirmohet në KS të OKB-së, pa marr parasysh të gjitha dallimet në qëndrime”, nënvizoi ai.

Bocan-Harçenko ka shtuar se zgjidhja e drejtë dhe afatgjate për Kosovën është e mundshme vetëm pas ndryshimeve globale.

Duke komentuar protestën e Beogradit, ai theksoi se bëhet fjalë për “goditjen në qeverinë dhe Vuçiçin”, që po udhëheq politikë sovrane edhe të pavarur dhe po arrin rezultate të mira në ekonomi në kushte të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat