Analisti nga Mali i Zi: Abazoviq është i përjashtuar për formimin e Qeverisë së re

Lajme

Analisti nga Mali i Zi: Abazoviq është i përjashtuar për formimin e Qeverisë së re

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 06:39
Sami Flamuri

Sami Flamuri analist politik në Mal të Zi, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të zhvilluar të dielën në të cilën fitojë partia “Evropa Tani” ishin plot befasi.

Ai ka thënë se dalja e ulët në zgjedhje duket se ishte rezultat i lodhjes së qytetarëve pas zgjedhjeve të shpejta.

Flamuri tha se partia e ish-presidentin Gjukanoviq dhe “Ura” e kryeministrit në detyrë Dritan Abazaoviq, janë të përjashtuara nga bisedimet për formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi.

“Të përjashtuara partia e Gjukanoviqit dhe “URA” e Abazoviqit… Qeveria e re nuk pritet të jetë stabile”, tha ai.

Nga këto zgjedhje sipas tij tre deputet shqiptarë do të jenë pjesë e Kuvendit të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat