Arrestohet mësuesi nga Deçani i dyshuar për sulm seksual brenda objektit shkollor

Lajme

Arrestohet mësuesi nga Deçani i dyshuar për sulm seksual brenda objektit shkollor

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Një rast  i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” ,Deçan.

Atje dyshohet se mësimdhënësi V.S është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

"Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat