Reagon Liburn Aliu, fshinë foton ku Hetemit i duken trenerkat përfundi katit të teshave

Lajme

Reagon Liburn Aliu, fshinë foton ku Hetemit i duken trenerkat përfundi katit të teshave

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:32
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu- Lulzim Hetemi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, reagoi menjëherë pasi shpërndau një fotografi nga takimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ku shfaqeshin trenerkat tek pjesa e këmbëve, të veshura nën katin e teshave.

Aliu fshiu fotografinë, duke ngarkuar fotografi të tjera nga takimi me Hetemin.

Gjatë vizitës të Aliut, ai është sulmuar me ngjyrë nga serbët protestues.

Image
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu- Lulzim Hetemi

Ai s’e ka komentuar aktin e sulmit kur ka njoftuar për takimin me Hetemin, veçse shprehu falënderim të veçantë për kryetarin e Leposaviqit.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat